Wednesday, September 27, 2017

Lumi Rhein dhe lumi Main ne Gjermani

Rhein (sqt. Rajna, retoromanisht: Rein, gjermanisht: Rhy, frëngjisht Rhin, holandisht Rijn) është një prej lumenjëve më e frekuentuar dhe një prej lumenjve më të rëndësishme në Evropë. Prej burimit e deri tek Mündung sqt. Mynding, lumi Rajn ka një gjatësi prej përafrisht 1.230 km, dhe 883 km prej tyre lundrojnë anijet. Sipërfaqja e lumit është 198.735 km² (Të dhënat e marra sipas International River Network IRN). Rrjedhja tjetër e degës së lumit quhet Delta me sipërfaqe prej 2.330 m³/s, e që është paksa më vogël për dallim nga lumi Nil. Tek Emmerich (Nordrhein-Westfalen) sasia më e lartë e ujit ka qenë (1926) 12.000 m³/s dhe ajo më e ulëta e rrjedhjes së ujit ka qenë 600 m³/s.



Main (sqt. majna) është lum me gjatësi prej 524 km, është dega më e gjatë e lumit Rhein, si dhe lumi më i gjatë që kalon në teritorin e Gjermanisë. Kalon përeth shumë qytetve historike, është siluet e Würzburgut dhe kalon mbi vreshtat e teritiroit frenkian. Po ashtu majna lidh nji numër të madh të qytetve siç është p.sh. rasti tek qendra e brendshme e qytetit Frankfurt am Main. Derdhet te Mainz-Kostheim gjegjëisht tek lumi Rhein.

1 comment: